Lajme te mira per futbollistin shkodran Kevin Haveri. I ngjitur kete sezon ne Seria C me ekipin e tij Rimini, 21 vjeçari mund te perfundoje tek skuadra e Seria A- Torino. Lajmi behet i ditur nga mediat italiane, konkretisht nga ato prane klubit torinez.
Siç raporton toronews.net, klubi ne fjale ka nisur te mendoje per perforcimet kryesisht ne mbrojtje, duke filluar nga ai i krahut te djathte e per te perfunduar tek i majti. Per te djathin gjithçka eshte mbyllur me marrjen e anesorit francez Brian Bayeye, ndersa tashme i gjithe fokusi eshte perqendruar tek krahu i majte.
Kjo sepse perforcimet ne kete krah jane te domosdoshme dhe kryesisht per te ardhmen. Kjo ngaqe pas plot 5 vitesh kontribut per kete skuader Cristian Ansaldi nuk eshte me pjese e Torinos.
Ne keto rrethana, drejtori teknik Davide Vagnati prej disa javësh është fokusuar tek Kevin Haveri, anësori shqiptar i lindur në vitin 2001, që aktualisht eshte pjese e ekipit te Riminit.
Në kampionatin e kaluar me 33 paraqitje dhe 4 asistime, Haveri ka kontribuar per ngjitjen e ekipit te Riminit nga Seria D ne ate C. Negociatat me klubin e tij aktual mesohet se janë tashmë në një fazë të avancuar dhe shpresat jane te medha qe futbollisti i kombetares U21 te Shqiperise te firmose me Torinon, por te vazhdoje te luaje edhe per nje sezon tjeter me ekipin e Riminit ne forme huazimi.
Gjergj KOLA