Nëse Vllaznia sot do ishte me një president- donator, sigurisht që do kishim folë ndryshe. Presioni pas humbjeve të tilla si ajo e fundit me Kastriotin, zakonisht ka qenë I madh gjithnjë dhe më së shumti, trajnerët gjithnjë kanë qenë “në fije të perit”. Kuptohet që njerëzit të cilët financonin ekipin nuk mund të duronin të tilla humbje Brenda në Shkodër. Aq më tepër përballë një skuadre pa shumë emër si Kastrioti, pavarësisht investimeve të mëdha që ka bërë kjo skuadër këtë sezon. Për më shumë që krutanët kanë shënuar plot 4 gola në “Loro Boriçi” shifër që pakkush ekip tjetër e ka bërë më parë.
Por në rastin e drejtuesve aktualë të klubit, ata duken shumë të ftohtë me gjëra të tilla. Në fakt, kjo është gjë e mirë sepse parandalon veprime të nxituara në momente të veçanta. Sigurisht që nuk është momenti për t’I analizuar gjërat menjëherë pas ndeshjes. Do ketë kohë për ta bërë këtë gjë. Këtë gjë kanë deklaruar dje drejtuesit e lartë të klubit, n/kryetari I Bashkisë Troshani, Shaba dhe Grima. “kemi një ndeshje tjetër përpara, madje shumë më të rëndësishme, atë me Flamurtarin dhe prandaj do shohim përpara. Sigurisht që stafi teknik do analizojë atë çfarë ndodhi ndaj Kastriotit dhe do marrë masat e duhura për t’I korigjuar ato në ndeshjen e rradhës”. Këtë gjë në fakt ka deklaruar edhe trajneri Vata menjëherë pas ndeshjes. Për të, gabimet e vërejtura sidomos në dy golat e parë, kanë qenë mëse të evitueshëm. “Një skuadër profesioniste nuk duhet të pësojë gola të tillë si ato dy të parët që pësuam ne. Kishim krijuar njëfarë stabiliteti në mbrojtje në ndeshjet e fundit, por ndaj Kastriotit, çdo gjë u prish në këtë drejtim. Gabuam jo pak në këtë reaprt dhe këto gabime duhen analizuar. Madje në mënyrë urgjente sepse duhet të mundohemi për t’I korigjuar sa më shpejt ngaqë nuk kemi shumë kohë në dispozicion për ndeshjen e rradhës me Flamurtarin”.-ka thënë ai. Zhvillimi I analizës sigurisht që do bëhet në kushte shumë komode. Pa asnjë presion nga jashtë, pa frikën e gjobitjes (siç ndodh rëndom në futbollin shqiptar) dhe në këto kushte, kuqeblutë kuptohet që duhet të nxjerrin mësimet e duhura dhe të reflektojnë për takimin e ardhshëm. Atë shumë të rëndësishmin ndaj Flamurtarit për kupë. Themi shumë të rëndësishëm sepse në rast fitoreje dhe kualifikimi, ajo fitore nuk do ketë vetëm vlerën e kalimit në gjysmëfinale. Do ketë shumë më tepër. Do ketë entuziasmin dhe dëshirën për të punuar me përkushtim deri në fund të sezonit. Për këto arsye, sfida me vlonjatët duhet të përgatitet në mënyrën e duhur. Vata e ka kërkuar këtë gjë. Duke lënë mënjanë edhe ndonjë ndikim që mund të ketë mbetur nga gjykimi shumë I keq në ndeshjen e kaluar me Laçin apo dhe humbja e fundit me Kastriotin. Nëse Vllaznia është vërtetë skuadra që duhet të jetë, duhet të tregojë forcën dhe moralin e saj të mërkurën ndaj Flamurtarit. Pikërisht për këtë, edhe ndeshja e humbur ndaj krutanët ndoshta në mënyrë disi të turpshme, është lënë mënjanë. Në Shkodër megjithatë nuk mund ta pranojnë një gjë të tillë. Duan të jenë të barabartë dhe në garë gjithnjë prandaj dhe ka njëfarë presion për rezultat në publik. Vetëm në publik dhe në ambjentet sportive sepse nga Bashkia dhe drejtuesit e klubit në fakt s’ka fare presion dhe kjo është shumë positive.
Gjergj KOLA