Tek Vllaznia po bën një punë shumë të mirë dhe tashmë Mirsad Jonuz duket shumë i lidhur me këtë skuadër. Tifozët e duan, raportet me drejtuesit i ka të shkëlqyera e po ashtu edhe me lojtarët.

Tekniku maqedonas i ka bërë të gjithë për vete në Shkodër por edhe vetë duket se nuk ka ndër mend të largohet kollaj nga kjo skuadër, ndonëse në fund të dhjetorit emri i tij u lakua edhe si kandidaturë për Partizanin. Por, së fundi, Jonuz ka zbuluar

Gjatë një prononcimi të bërë gjatë emisionin “Sport Arena” në TV Rozafa ku ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme, numri 1 i pankinës shkodrane ka zbuluar edhe një fakt shumë interesant:

“Po zbuloj këtu një fakt. Vetëm tre ditë më parë kam marrë një ofertë nga ekipi Zob Ahan i Iranit i cili më ofronte 300 mijë euro në vit. Megjithatë e refuzova sepse dua që të vazhdoj punën tek Vllaznia.

Me këtë desha të them se Vllazninë nuk e ndërroj me asnjë skuadër tjetër në Shqipëri dhe madje edhe për të tilla oferta si kjo nga Irani”.

Kjo është deklarata e bërë së fundi nga trajneri Jonuz i cili duket i fokusuar maksimalisht tek kuqeblutë dhe konkretisht tek sfida e nesërme me Flamurtarin për të cilën ka një objektiv të vetëm: fitoren dhe nisjen mbarë të këtij viti.
© shkodrasport.com