Trajner me shume pervoje, ka drejtuar edhe kombetaren e Maqedonise, nderkohe qe tashme eshte ne pankinen e Vllaznise. Zera te ndryshem kane bere te ditur se trajneri Mirsad Jonuz ka edhe nje biznes shume te mire familjar.

E ka pranuar kete gje gjate emisionit “Sport Arena” sonte ne ekranin e TV Rozafa kur eshte shprehur: “E kemi nisur kete biznes bashke me familjen time qe ne vitin 2002 dhe qe prej atij viti kemi ardhur duke e rritur punen. Kemi bere deri tani nje investim prej 1.5 milione eurosh. Eshte nje fabrike plastike e cila prodhon produkte te ndryshme.

Puna ka ardhur duke u rritur dhe sot kemi arritur te bejme deri ne 2 milione euro xhiro ne vit dhe kemi te punuar 70 punetore. Perveçse ne Maqedoni, eksportojme produktet tona edhe ne Shqiperi, Kosove, Greqi etj”.

Kuptohet qe pyetja pasardhese eshte normale, ajo se çfare ben ne futboll nje biznesmen i tille dhe Jonuz pergjigjet: “Jam ne futboll sepse futbolli eshte semundje. E bej kete pune prej 40 vitesh dhe kuptohet qe e kam te veshtire te largohem prej tij.

Per fat te mire, sot me ane te mjeteve te ndryshme, internetit, kamerave, emailit etj, kontrollon gjithçka. Une vazhdoj te bej biznes edhe tani qe jam ne Shkoder, pavaresisht se jam disi larg, por ne fabrike kam pjestaret e familjes time. Kuptohet qe nuk eshte e lehte te drejtosh nje biznes e njekohesisht edhe nje skuader futbolli.

Kam 70 punetore ne fabrike, 25 lojtare ne skuader dhe duhet te merrem me secilin. Megjithate, kur e ben mire punen dhe me shume deshire e pasion, ia del. Kete gje mundohem t’u them edhe futbollisteve. Nese nuk e bejne me deshire punen e tyre, eshte e kote te pretendosh te marresh maksimumin”.