Këngëtarja e njohur kosovare Tajna, u përfol se pati një histori flirti me yllin e Real Madridit, Vinisius Xhunior.

E ftuar në emisioniin “Shiko kush luan”, këngëtarja pranoi t’i përgjigjej disa pyetjeve, teksa ka zbuluar dhe mesazhet ngacmuese të lojtarit të Realit, në “Instagram”.

Në mesazhet e zbulara nga këngëtarja, vihen re ngacmime dhe shumë zemra nga ana e lojtarit, të cilat vërtetojnë atë çka është përfolur për një flirt mes tyre.

Madje Tajna është shprehur se ka dhe lojtarë të tjerë të Realit që e ngacmojnë.