Plot tetë lojtarë të shtatë skuadrave të Kategorisë Superiore do të mungojnë në ndeshjet e javës së 28-të për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë (4).

Më i penalizuar është Skënderbeu, që nuk do të ketë dy titullarë si Vangjel Zguro dhe Elvi Berisha. Megjithatë, edhe në skuadra të tjera mungojnë lojtarë shumë të rëndësishëm si Dianje te Vllaznia, Aleksi te Teuta, etj. Ndërsa Egnatia duhet të bëjë pa portierin titullar, Bruno Buja, ndaj Kukësit.

LISTA E TË PEZULLUARVE

SKËNDERBEU – VANGJEL ZGURO, ELVI BERISHA;

TIRANA – JOSELIN BEHIRATÇE;

PARTIZANI – ANDI HADROJ;

VLLAZNIA – FALLOU DIANJE;

TEUTA – ALBANO ALEKSI;

EGNATIA – BRUNO PUJA;

LAÇI – ALEKSANDAR IGNJATOVIÇ;