Një nga akademitë e futbollit më simpatike në qytetin tonë është edhe ajo e Atletik Klub. Një akademi që me të vërtetë ka nxjerrë disa elementë cilësor, që po luajnë me sukses edhe në ekipet zinxhirë të Vllaznisë.
Së fundmi skuadra u-14 e Atletik ka marrë një fitore në transfertë përballë Besës. Sukses për të cilin ka folur edhe Eder Zmijani, trajner i kësaj grup moshe. Duke u shprehur shumë i kënaqur me këtë fitore që duket se siguron qëndrimin në ligë.
Zmijani tha: “Morëm një fitore shumë të rëndësishme në Kavajë këtë fundjavë. Kundër një emri të traditës siç është Besa arritëm të tregonim vlerat tona. Ky është një sukses që na dërgon tashmë në vendin e 9-të në renditje dhe që disi na lë të qetë. Sepse në njëfarë mënyre ka kaluar rreziku i rënies nga kategoria.
Kjo edhe se kalendari na favorizon, ku kundërshtarët direktë do i presim në Shkodër. Dhe jam i sigurtë që do jenë vështirësi që do i kalojmë me sukses. Atletik Klub po rritet nga dita në ditë dhe këtë e tregojnë jo vetëm rezultatet, por edhe elementët e nxjerrë. Ku më të spikaturit tashmë po mahnisin edhe me fanellën e Vllaznisë tek moshat.
Ne do e vijojmë këtë punë pozitive dhe plot sakrifica. Që të kemi një akademi sa më serioze që t’iu shërbejë fëmijëve dhe futbollit shkodran. Ndeshja e rradhës ? Do jetë kundër Erzenit që ndodhet në vendin e dytë dhe kërkon ngjitjen. Besoj se do jetë një provë e rëndësishme për skuadrën tonë, ku kam besimin se do e kalojmë me sukses”.
Endri ÇINARI