Rezultatet pozitive per ekipin e Basanias vazhdojne. Pas fitores javen e kaluar ndaj ekipit te Skraparit, sot djemte e drejtuar nga trajneri Haris Lika kane marre nje barazim ndaj ekipit KF Çerma ne shifrat 1-1, porduhet thene se se skuadra ka patur probleme me arbitrimin dhe sipas pjestareve te saj, ai ka ndikuar ne rezultatin e ndeshjes.

Ne ndeshjen e luajtur ne mesdite ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez, ata jane gjendur ne disavantazh ne minuten e 27-te kur Sula ka shenuar per kundershtarit, por pak minuta para fundit te pjeses se pare Alsed Abdoja ka barazuar per Basanian.

Pjesa e pare ne kete menyre eshte mbyllur ne barazim 1-1. Ne te dyten Basania e ka rritur presionin e saj ne kerkim te golit te fitores dhe ka arritur te krijoje edhe disa raste te pastra shenimi, por lojtaret e saj kane qene te pafat duke mos arritur dot te konkretizojne.

Nje problem qe i ka kushtuar ne fakt Basanias e cila u detyrua ne fund te pranonte barazimin ndaj ketij kundershtari. Nje barazim ne fakt qe drejtuesit nuk e deshironin sepse ishin pergatitur per fitore, por e rendesishme eshte qe skuadra tashme ka hyre ne serine e rezultateve pozitive.

Ndryshimet ne pankine, shoqeruar me ardhjen e trajnerit Haris Lika kane sherbyer per mire dhe kjo po reflektohet edhe ne loje dhe rezultate. Basania vertete ndodhet per momentin ne vendin e fundit me 8 pike, por me shume siguri do te largohet shpejt prej aty sepse synimet jane ambicioze.

Nje besim i tille ekziston nga fakti qe ne 7 ndeshjet e para skuadra kishte grumbulluar vetem 4 pike, ndersa po kaq pike ka grumbulluar vetem ne dy ndeshjet e fundit./SHKODRA-SPORT.COM/