Javet kalojne dhe padyshim qe llogarite vazhdojne te behen se kush do te jete ekipi kampion i Shqiperise per kete sezon. Me shkeputjen qe kane krijuar Partizani e Tirana, ato duken me prane, por edhe skuadrat e tjera nuk perjashtohen nga kjo gje.

Ylli Aga, gazetari i njohur ka bere nje analize te shkurter te kesaj gare dhe ecurie duke dhene dhe shanset e tyre per titull. Nje gje te tille e ka bere ne emisionin “Procesi Sportiv” ku ka qene i ftuar mbremjen e se henes.

“Po flasim per nje kampionat ku skuadrat po shfaqin vlera te peraferta, nuk po tregojne diferenca me njera- tjetren dhe po bejne alternime te herepashershme ne tabelen e renditjes. Kete jave ishte hera e nente qe ndryshoi kreu i renditjes ne mes Partizanit dhe Tiranes.

Nderkohe nje fitore e ndan zonen europiane me play out-in, e po ashtu ka edhe nje diferencim te dy ekipeve te fundit, Bylisit dhe Kastriotit.

Me nje projeksion pikesh, ekipet kryesuese kane nje mesatare prej 1.69 pikesh per ndeshje dhe nese ndjekin kete lloj trendi, do te jete e pamundur qe keto ekipet e tjera t’i afrohen dy te parave. Tirana duhet pranuar se ka nje kalendar me te mire sepse ne 10 ndeshjet qe mbeten, 6 do t’i luaje ne shtepi.

Partizani ka nje forme me te mire per momentin, megjithate nuk perjashtohet asnje surprize edhe nga ekipet e tjera qe jane poshte ketyre dy skuadrave”- eshte shprehur Aga ne emisionin “Procesi Sportiv”./SHKODRA-SPORT.COM/