Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREEdhe Benzema në histori, shënon dhe barazon rekordin e Messit

Edhe Benzema në histori, shënon dhe barazon rekordin e Messit

Pasi shënoi dy herë në minutat e para, Rodrygo dhuroi edhe një asist. Pasimi i brazilianit në minutën e fundit të pjesës së parë u kthye në gol nga Karim Benzema, i cili gjen rrjetën e parë në Champions për këtë sezon.

Një gol historik për sulmuesin francez dhe i 46-ti në kompeticionin evropian. Benzema arrin të gjejë golin në kompeticionin e më të mirëve për sezonin e 15-të rresht.

31-vjeçari barazon një mostër si Leo Messi. Ylli i Barcelonës vendosi këtë rekord me golin e shënuar kundër Slavia Prague në Çeki, duke gjetur golin për sezonin e 15-të rresht në Champions. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments