Krahas Shqipërisë sot luan edhe kombëtarja e Kosovës. “Dardanët” do vizitojnë Suedinë në Stokholm në orën 18:00. Një takim ky që ka shumë rëndësi për vendasit e ndërsa për Kosovën vlen më tepër si një ndeshje prestigji dhe për të kolauduar ekipin pasi pretendimet nuk janë si të 2 viteve më parë.

Gjithsesi Kosova ka treguar se nuk është një kundërshtar i lehtë për askënd. Mentaliteti i tyre sulmues dhe fakti që nuk kanë presion për rezultatin i bën shumë të rrezikshëm.

Në Stokholm pritet edhe një mbështetje e emigrantëve kosovarë që jetojnë në Suedi. Që do bëjë që atmosfera në stadium të jetë më e zjarrtë.

E ndërsa në fushë do kemi një duel “gjigantësh”. Zlatan Ibrahimovic i rikthyer në kombëtare përballë Vedat Muriqit. Të dy sulmuesit që luajnë në Serie A. Suedezi me Milanin e kosovari me Lazion. Të dy numërojnë mbi 1.95 cm gjatësi. Dy gjigantë e dy liderë të kombëtareve përkatëse.

Ndeshja do jetë e bukur për tu parë në orën 18:00 dhe spektakli duket i garantuar. Ndoshta edhe dardanët mund të përsërisin Shqipërinë në tokën skandinave që para disa vitesh fitonin 0-1 kundër Norvegjisë në Oslo.

Endri ÇINARI