Ndeshja e sotme mes Teutës dhe Vllaznisë ka përfunduar me rezultatin 0-0. Skuadrat mbajnë rrjetat të paprekura dhe largohen me nga një pikë nga stadiumi. Pas përfundimit të takimit, të dy trajnerët, si Josa, ashtu edhe Shkëmbi, kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti bo gol“ në “Oversport“.

“Kishim shumë raste që zbritëm qoftë nga krahu i djathtë. E patë shumë mirë që forcat sulmuese i shtuam. Nga momenti që ke një freski, luan vetëm 20 minuta në lojë, atëherë duhet të japësh maksimumin që të jesh ti pika e referimit. Nuk mund të them çfarë na mungoi. Nuk është se ishim shumë të kujdesshëm në mbrojtje, por ishim rigorozë në mbrojtje. Shkëmbi luajti me 2 sulmues dhe me Vilën në krahë. Kërkuan topin e gjatë, por ne fituam çdo dylu.ftim. Jam i kënaqur me lojën. U irritova 5 minutat e fundit, sepse bëmë një gabim. Në këto ndeshje bën një gabim dhe humb ndeshjen.

Nuk di të them la dy pikë njëra skuadër apo fitoi tjetra një. Ne ishim më kërkues, ne ishim më sulmues. Por edhe Teuta kishte logjikë se si sulmonte. Edhe një rast që kishte Teuta në pjesën e parë me Hebajn me kokë, e formuam vetë. Trajner te Kombëtarja? Kush është ai që do të refuzojë ekipin kombëtar? Por nuk më ka shkuar asnjëherë nëpër mend që mund të më vinte një ofertë.“