Mbyllet pa gola një sfidë e luftuar mes Teutës dhe Vllaznisë në “Niko Dovana”.
Ka mbizotëruar ekuilibri në këtë sfidë dhe të dyja skuadrat kanë patur mundësitë e tyre për të zhbllokuar ndeshjen, por portierët Qirko dhe Zogoviç janë treguar në lartësinë e duhur në ato pak raste që është dashur ndërhyrja e tyre.
Teuta vazhdon të mos fitojë në këtë sezon, ndërsa Vllaznia nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në këtë transfertë.