Kampionatet ende nuk kane zhvilluar por ekipet kombetare te grupmoshave kane vijuar punen e tyre me zhvillimin e grumbullimve te rradhes dhe nga sot kane vijuar punen kombetaret U15 dhe ajo U17.

Nga sa behet e ditur, nga rradhet e Akademise Vllaznia jane thirrur tre lojtare. Ka qene vete klubi shkodran qe e ka bere ted ditur nje gje te tille permes nje postimi ne faqen e Akademise ku shkruan:

“EDHE TRE FTESA PËR LOJTARËT E AKADEMISË VLLAZNIA NË KOMBËTARET E MOSHAVE

Tre ftesa të tjera për futbollistët e Akademisë Vllaznia kanë mbërritur në zyrat e klubit ditët e fundit. Sektori i ekipeve kombëtare kanë grumbulluar edhe tre lojtarë të tjerë për ekipet kombëtare U15 dhe U17.

Kështu, për kombëtaren U15 janë ftuar në grumbullimin e sotëm dhe që do të zgjasë tre ditë, futbollistët Egert Selmani dhe Xhoel Hajdari.

Po ashtu, për kombëtaren U17 është grumbulluar mesfushori Arval Maliqi. KF Vllaznia iu uron suksese atyre dhe një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuq e zi”.