Sunday, February 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEdhe tri ditë ankth në Shkodër, Vllaznia shpreson ende

Edhe tri ditë ankth në Shkodër, Vllaznia shpreson ende

Pas fitores se djeshme ndaj Kukesit, Vllaznia ende shpreson tek mbijetesa fhe kjo fale edhe fitores te Laçit ndaj Kamzes.

Vllaznia ka shanse të qëndrojë dhe tifozët e saj kanë fatin që mos torturohen shumë me ankthin e madh të mbijetesës, sepse java e fundit luhet të mërkurën.

Ata e dinë shumë mirë se skuadra e tyre e zemrës nuk ia del dot me forcat e veta. Vllaznisë i duhen dy ndere të mëdha.

I pari është që Partizani të mundë Kamzën të mërkurën. Ka thashetheme nga më të ndryshmet në këtë moment, por shkodranët janë të prirur të besojnë se skuadra e kuqe do të fitojë, pasi është në garë për një vend në Kupat e Europës.

Nderi i dytë i madh është që Skënderbeu të hapë portën në Korçë, madje të lejojë edhe shënimin e shumë golave, nëse do të jetë nevoja.

Diçka e pritshme në fakt, pasi korçarët e kanë lëshuar pa duar këto javët e fundit. Por nderi i dytë në fakt nuk do të kishte vlerë pa të parin, kështu që këto tri netë në Shkodër do të flenë me ëndrra. / Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments