Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini së bashku me disa nga lojtarët e tij festuan sot 40-vjetorin e shkollës “Ndre Mjeda”. Ata takuan nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle duke dhënë disa autografe dhe mesazhe, Ndër të tjera, klubi shkodran ka ftuar të gjitha shkollat e qytetit që të ndjekin klasiken me Tiranën, Hyrja për ta do të jetë falas.
NJOFTIMI I PLOTË
Në 40-vjetorin e shkollës “Ndre Mjeda”, ishim mes nxënësve, mësuesve dhe energjisë së brezit të ri.
Edi Martini, Ergi Borshi, Bekim Bala, Ardit Krymi dhe Sherif Kallaku, ndanë emocione, autografe dhe një mesazh të thjeshtë: Vllaznia është e qytetit. Vllaznia është e shkollave. Vllaznia është e së ardhmes. Futbolli frymëzon. Shkolla formon.
Së bashku ndërtojmë karakterin dhe ëndrrat e fëmijëve tanë. Me këtë rast, ftojmë të gjitha shkollat e qytetit të ndjekin falas, klasiken e futbollit shqiptar Vllaznia – Tirana.
Ju presim të premten, në orën 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Le ta mbushim stadiumin me energjinë e nxënësve, me zërin e të rinjve dhe me krenarinë kuq e blu!


