Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEdi MARTINI emocionon me fjalët për Maradonën: Më i madhi në botë

Edi MARTINI emocionon me fjalët për Maradonën: Më i madhi në botë

Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës ka prekur gjithë botën e futbollit. Edi Martini ka shkruar disa rreshta për “Perandorin”, i cili tregon magjinë e atij lojtari në fushën e bletë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale trajneri i Teutës, shprehet se gjithë topat që ka prekur legjenda e futbollit botëror, s’duhej të hynin më në fushë, duke lartësuar në këtë mënyrë figurën e njeriut spektakolar në fushën e blertë.

“Më i madhi në botë. Nëse topat që ka prekur ky njeri me këmbë, do të kishin gojë, atëherë ata nuk do hynin në fushë për t’u prekur nga lojtarë të tjerë.

Ishte frymëzim, ishte ai që futbollin e ktheu në art, ishte dhe do të mbetet MBRETI i futbollit. U prehsh në paqe Diego Maradona”, shkruan Martini në rrjetet sociale./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments