Periudha e levizjes se lojtareve po shoqerohet edhe me levizje stafesh dhe ditet e ardhshme pritet te kete nje te tille me nje pergatites atletik. Behet fjale per ish- futbollistin e Akademise Vllaznia Mark Dodaj.

Ne gjysmen e pare te sezonit, ai ka qene pjese e stafit te Vushtrrise ne Kosove sepse trajneri shkodran i saj Samuel Nikaj ka dashur ta kete me vete, per ta bere siç duhet detyren e pergatitesit atletik.

Por nga sa mesohet, Dodaj ne ditet e para te janarit pritet te bashkohet me ekipin e Teutes. Trajneri i saj Edi Martini ka kerkuar ta kete ne stafin e tij dhe tashme duket se kjo levizje eshte drejt realizimit. Fakti qe per kete pergatites atletik ka kerkesa, tregon se ai me punen e tij po tregon se eshte shume i vlefshem per çdo skuader.

Ish- futbollisti i dale nga Akademia Vllaznia ka provuar te luaje edhe me ekipe te tjera gjate karrieres se tij, perfshire ketu edhe Terbunin, skuadren e qytetit te tij, Pukes. Nderkohe ka perfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Edukimit Fizik ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Marku eshte vetem 27 vjeç por i ka hyre nje rruge shume te suksesshme. Ka kryer kursin e video- analistit dhe ate te pergatitesit atletik. Ne vere ka qene shume afer bashkimit edhe me Vllaznine, por ne fund ai zgjodhi te ndjeke Samuel Niken ne Kosove.

Ndersa tani e tutje do te punoje me nje tjeter shkodran, Edi Martinin tek Teuta. Ky trajner eshte nderkohe edhe pergatites atletik i kombetares se femrave te Shqiperise qe drejtohet nga Armir Grima./SHKODRA-SPORT.COM/