Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Edi Martini i vendosur: Kemi hyrë me ide madhore në këtë...

VIDEO/ Edi Martini i vendosur: Kemi hyrë me ide madhore në këtë sezon, do të luftojmë në të dy frontet

Vllaznia fitoi sot 1-0 ndaj Pogradecit dhe u kualifikua për në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Ajo tashmë e sheh veten në mes të tetë skuadrave që do të vijojnë më tej garën për fitimin e këtij kompeticioni dhe shorti i këtij turi do të hidhet të martën teksa shkodranët do të mësojnë edhe emrin e kundërshtarit të këtij turi.

Por nga ana tjetër, i pyetur nëse Vllaznia do të tentonte edhe në kupë të kishte pretendimet e veta për fitoren e këtij trofeu, trajneri Edi Martini është shprehur:

“Ne kemi hyrë për ide madhore në këtë sezon. Jemi në të dy frontet, do vazhdojmë deri në fund për të pretenduar dhe për të shpresuar edhe në fitoren e Kupës së Shqipërisë”.

Skuadra e ka kontigjentin e duhur për të pretenduar fitoren e të dy trofeve, por kjo duhet treguar në fushën e lojës, duke e marrë shumë seriozisht çdo sfidë të mbetur deri në fund të kampionatit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments