Të gjithë të çmendur pas Francisco Roman Alarcon Suarez, i njohur nga të gjithë si Isco.

Paraqitja e mesfushorit të Realit të Madridit në miqësoren e Spanjës ndaj Argjentinës në të cilën Isco shënoi 3 gola ka bërë që interesimi në merkato për 25-vjeçarin e Los Blancos të rritet.

Disa prej klubeve më të mëdha të Europës kërkojnë të kenë shërbimet e Iscos.

Te Reali i Madridit, mesfushori nuk është një titullar fiks në formacionin e trajnerit Zidane dhe kjo është një nga arsyet kryesore që Isco kërkon largimin nga kryeqyteti spanjoll.

Manchester City i Pep Guardiolës po përgatit një ofertë prej 85 milionë eurosh për të transferuar në Etihad Stadium, mesfushorin spanjoll.