Edi Martini, trajneri i Teutës pas ndeshjes së fituar me Partizanin ka pohuar: “Para ndeshjes i kam thënë preparatorit se ky stadium më sjell fat. Nuk është ky sekreti. Është puna, mundi dhe djersa. Thash që fituam sot, por duhet që të kishim pikë më tepër.
Penalltia në Korçë dhe dy pikët me Luftëtarin në Durrës duhet të shin pikët që duhet të kishim. Por, nuk duhet që të merremi më me atë që ka shkuar. Tashmë duhet që të shohim përpara. Ka edhe shumë ndeshje përpara, ne duhet të vijojmë punën dhe të jemi optimistë”, – tha trajneri Edi Martini fillimisht për “SuperSport”.
Partizani
“E kishim studiuar Partizanin, madje edhe në ndeshjen e parë edhe në të tjerat u kam thënë djemve që të ruajmë ritmin, të bëjmë kujdes dhe t’i godasim, sepse e prisja presingun e tyre në sfidën e sotme, ashtu siç bën edhe në Durrës, ku sërish në fituam”.
Kallaku
Martini flet edhe për formën e mirë të Kallakut dhe rolin e tij në fushë…”Faktikisht ne kemi sakrifikuar pak tepër duke mos e lënë Kallakun që të kthehet me detyra mbrojtëse. Më shumë detyra i kemi lënë Aleksit e Vilës që të mbyllin edhe në anore. E bëmë edhe me Kukësin javën e shkuar duke sakrifikuar, apo dhe sot me Partizanin. Këtë e kemi bërë që Kallaku të jetë më përpara dhe kjo na ka ecur mjaft mirë. Shpresojmë që të vijojmë kështu”, – tha trajneri i Teutës.
Frashëri
“Ata janë shumë shok, nuk janë shenja të mira. Në pushimin e ndeshjes madje ishin duke diskutuar me njëri-tjetrin. Frashëri është pak emocion më shumë se ç’duhet ka pasur edhe ndeshja që nuk u kanë shkuar siç duhet”, – tha ndër të tjera trajneri Edi Martini./Vipspoprt/