Partizani luan sot ndaj Skënderbeut, teksa kërkon vazhdimësinë e rezultate pozitive të javëvë të fundit. Nëse fiton sot, Partizani shton presionin ndaj Vllaznisë, teksa diferenca atëherë ngushtohet dhe do të jetë vetëm me pesë pikë.

Ndërkohë që, ndeshja më e rëndësishme e javës së ardhshme do të jetë ajo mes këtyre dy skuadrave, Partizanit dhe Vllaznisë. Në kampionat në vijim, duket se do të jetë një luftë në distancë mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Në dy ndeshjet direkte, Vllaznia ka qenë më e suksesshme, duke marrë 4 pikë nga 6 të mundshme. Megjithatë, ecuria në javët e fundit ka qenë më e mirë për Partizanin.

Dueli në distancë mes këtyre dy skuadrave do të vazhdojë në javët në vazhdim në fushat e blerta, por një “barometër” i rëndësishëm për këto dy skuadra pritet të jetë ndeshja e javës së ardhshme.
Maringlen ZHIVANI