Interesim i madh per mesfushorin 17 vjeçar me origjine nga Shkodra, Justin Ferizaj. Disa prej klubeve te njohura europiane jane vene prej kohesh pas tij dhe shpresojne ta bindin per te firmosur per ta.

“Shkodra Sport” meson se oferta me e fundit ka qene ajo e dites se sotme, ardhur nga klubi gjerman i Hamburgut. Drejtuesit e tij kane kerkuar qe te firmosin menjehere me kete lojtar pasi e kane ndjekur se fundi edhe ne ndeshjet miqesore te diteve kur kombetarja U17 e Irlandes luajti miqesore ne Belgjike dhe Ferizaj spikati me performancen e tij.

Para Hamburgut, ka patur interesim nga klubi italian i Verones dhe po ashtu edhe disa klube angleze, megjithate per momentin lojtari dhe menaxheri i tij jane te fokusuar tek Kampionati Europian qe do te zhvillohet muajin e ardhshem ne Portugali.

Shkodrani i lindur ne Irlande (me dy prinder nga Shkodra) eshte pjese e kombetares se ketij vendi e cila do te marre pjese ne kete Europian dhe kjo do te jete nje vitrine e mire per Justin Ferizaj.

E sigurte duket qe ne qershor apo korrik, lojtari i cili muajin e kaluar mbushi 17 vjeç do te largohet nga klubi aktual i Shamrock Rovers ne Irlande ne nje kampionat me te forte teksa pritet te firmose nje kontrate profesioniste./SHKODRA-SPORT.COM/