Ardit Krymi po shkëlqen në këtë sezon me skuadrën e Vllaznisë. Mesfushori luftarak është titullar i padiskutueshëm dhe nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdariç po shkëlqen. Performancat pozitive kanë rënë edhe në sy të menaxherëve të huaj.

Kësisoj, burime të besueshme pranë lojtarit tregojnë për newsport.al se 25-vjeçari mund të transferohet në Bjellorusi në fund të sezonit. Ofertat në drejtim të tij s’kanë munguar dhe ato bjelloruse duken se e kanë tunduar.

Kujtojmë që në këtë edicion futbollistik, ai është aktivizuar në 18 ndeshje duke i nisur të gjitha nga minuta e parë. Ka arritur të realizojë edhe 1 gol në ndeshjen kundër Egnatias, e mbyllur në barazim 1-1.

Kujtojme qe ky eshte sezoni i tij i tete me Vllaznine me te cilen ka debutuar qe ne moshen 18 vjeçare dhe prej atij momenti asnjehere nuk eshte larguar prej saj ndonese ka patur oferta herepashere.