Janari është periudha që ka rivënë në lëvizje të gjithë menaxherët e futbollit dhe njëri prej tyre që po mundohet të jetë shumë aktiv në këtë drejtim është edhe Erion Beqiraj. Ai prej vitesh jeton në Suedi, por lidhjet edhe me futbollin shqiptar i ka shumë të ngushta.

Ai bashkë me kompaninë e menaxhimit që përfaqëson kanë sjellë Kaçen tek Partizani, por edhe futbollistë të tjerë në skuadra të ndryshme të Superligës shqiptare.

Beqiraj ka dhënë së fundi një intervistë ekskluzive për gazetën “Shkodra Sport” teksa ka folur për kampionatin shqiptar, mënyrën si janë të ndërtuar ekipet e Superligës, nevojat e tyre në merkato, e po ashtu ka folur edhe për kombëtaren shqiptare.

Menaxheri ka folur edhe për Vllazninë dhe nevojat e saj në merkato. Për më shumë, lexoni më poshtë intervistën e dhënë për gazetën tonë:


– Beqiraj, çfarë mendimi keni per superligen shqiptare?

Per kampionatin shqiptar mendoj se eshte i fortë por ka shumë pak diferenca mes klubeve, vendi i pare mund te humbasë dhe me vendin e fundit. Në çdo ndeshje luhet shumë fort dhe eshte kampionat ku i kushtohet me shumë rendesi fazes mbrojtëse sepse trajneret luajnë çdo ndeshje per te mos humbur sepse kanë friken se mos humbasin e duke njohur presidentet e klubeve shqiptare, gjithnje trajneret janë ne trysni per marrjen e pikeve dhe pak mendojnë per te zhvilluar futboll te bukur qe te kenaqin dhe tifozet, perjashto ketu Vllazninë dhe Tiranen.


– A jane te ndertuara mire klubet ne Shqiperi?

Per mua aspak. Presidentet qe nga zgjedhjet qe bejnë per drejtor sportiv per klubet e tyre, e nisin gjithçka gabim. Është e çuditshme te shohesh ne vendet e tjera te botes te kesh drejtora sportiv njerez qe nuk kanë lidhje me futbollin, por ne Shqiperi kështu ndodh.

Akademitë, shumica e klubeve i kane lene pas dore, perjashto ketu Tiranen e cila vetem vitet e fundit ka nxjerre shumë futbollista nga Akademia dhe jane pikerisht keta lojtarë qe i kanë sjelle klubit shumë te ardhura nga shitja e tyre e këtu mund te permend Albi Doken, Ernest Muçin, Jurgen Çelhaken qe janë dhe pjeës e kombetares apo dhe Ismajlgeci, Hoxhallari e Gjumsi qe janë produkte te Akademisë dhe mendoj se në këte merkato mund te kene nje transferim drejt nje lige me te fortë.

Edhe Vllaznia ka shumë talente por nuk i jep mundesinë te promovohen, keshtu qe shumica e tyre shkojnë dhe gjejnë hapesira ne klube te tjera te superliges apo liges se pare dhe meqe jemi te Vllaznia mund te them se eshte vertetë per te ardhur keq sesi po trajtohet nje talent si Çoba. Ai çdo ndeshje duhej te ishte titullar dhe nga aktivizimi i tij edhe klubi do perfitonte shumë, por nuk e di pse trajneri nuk e preferon.

– Cilet lojtarë te superliges shqiptare mund te ishin pershtat leht ne kampionatin suedez, meqë e njihni shumë nga afër?

Do të përmendja disa emra: Regi Lushkja, Vesel Limaj, Redon Xhixha, Taulant Seferi, Marsel Ismajlgeci dhe Liridon Latifi mund te ishin pershtatë fare mire ketu pasi jane lojtarë te shkelqyer dhe mund te luanin pa frikë ne klubet më me emer ketu.


– Meqë jemi në kohë merkatoje, në cilin repart mendon se Vllaznia ka nevoje për përforcime në këto momente?

Ne mesfushë mendoj se ka nevojë per perforcime.


– A mund të na jepni një mendim rreth kombetares dhe a po menaxhohen mirë lojtaret?

Mendoj qe kombetarja ne vitet e fundit ka pasur rritje pasi shkoi ne Europian. Me pas u be nje eksperiment i gabuar me Panuccin, por qe me ardhjen e trajnerit Reja kemi pasur serish rritje pasi kete edicion morem dhe me shume pike se asnjehere tjeter me pare.

Mendoj se nuk po e menaxhojnë mire talentin e disa lojtarëve. Si per shembull, Broja, ai eshte nje super lojtar i cili nuk duhet zevendesuar asnje minute e jo me ta lesh ne stol apo ne tribune. Une flas shpesh me te atin e lojtarit dhe e di qe Broja shpesh ka debatuar me trajnerin dhe me shume te drejte sepse eshte e pakuptimte te lihet jashte nje lojtar me ato cilesi. Broja per ne eshte si Messi per Argjentinen apo Ronaldo per Portugaline.

Por nese Brazili do prodhoje pafund Pele, Neymar etj, Argjentina yje te tjere si Maradona dhe Messi, Shqiperia nuk e ka kete luks. Ashtu si Suedia qe s’mund te kete me nje Ibrahimoviç te dyte, si Bosnja qe s’do ket me nje Edin Dzeko, si Norvegjia qe s’do kete me nje Haaland, as Shqiperia s’do kete me nje Broja te dyte. Ndaj tani qe e kemi duhet t’i japim besim se ai eshte njeriu qe do na kualifikoje neper evenimente te medha.


– Keni sygjeruar ndonje emer tek kombetarja?

Para nje viti unë jam perpjekur te sjelle sulmuesin Astrit Selmani tek Shqiperia sepse po shkelqente ne kampionatin suedez por drejtuesit e FSHF e refuzuan me proteksin qe ka shume sulmuesa si Cikalleshi Sadiku, Balaj, Uzuni, Roshi e Manaj dhe s’po i japin dot hapësira dhe jo me te shtojnë te tjere.

Gjithsesi unë e respektova mendimin e tyre dhe me pas fola me drejtuesit e FFK ku bene te mundur ardhjen e Selmanit ne perfaqësuesen e Kosoves. Me kete dua te them se nese talente si Selmani, Vrioni apo Muçi e kane te veshtirë te fitojn nje vend titullari ne kombetare, Broja e fiton me “dhunë” ate vend per vet aftesitë qe zoteron.
Intervistoi: Marinela MATIJA