Teuta mposhti Kukësin 2-0 në transfertë. Pas ndeshjes foli trajneri i durssakëve, Edi Martini.

“Jam i kënaqur për pikët por jo për mënyrën si luajtëm. Ne humbëm shumë raste, duhet të mbanim ritmin e pjesës së parë. Nuk jam i kënaqur me pjesën e dytë, por janë tre pikë të vlefshme.

Ne fituam para se të mbyllej ndeshja, por janë edhe 3 ndeshje të ardhshme, 3 finale për ne. Duhet të mbanim të njëjtin ritëm por vetëkënaqësia ndikoi, nuk e zotëruam topin, por pikët na japin qetësinë për vazhdimësinë. Teknikisht nuk mund të jap një përgjigje për Faust, këto 3 ndeshje na duhen të gjithë lojtarët.

Do pak kohë për tu dhënë përgjigja e kësaj pyetje. Do të isha më mirë në organikë nëse do e kisha marrë nga fillimi skuadrën. Unë mendoj që Partizani ka formë më të mirë për momentin, e shoh më të favorizuar pasi Tirana vjen pas një goditje në Kupë”, deklaroi Martini për “MCN TV”.