Trajneri i Teutës, Edi Martini dha një intervistë për Supersport. Ai foli për shumë tema, duke filluar që nga e shkuara, e deri te objektivat. Shkodrani pohoi se edhe arbitrat kanë ndikuar në rezultate.

“Tirana është një ekip shumë agresiv. Kemi qënë ne që kemi barazuar.

Kjo skuadër është e ndërtuar për titullin kampion. Në merkato do jemi shumë të kujdesshëm duke marrë lojtarë cilësorë. Të gjithë janë të bindur për këtë. Nuk jemi të kënaqur me këto paraqitje.

Na janë humbur shumë pikë nga gabimet e arbitrave. Kjo është pjesë e futbollit. Neve me arbitrat nuk kemi pasur fat. Jemi me 65% ose 70% të mbajtjes së topit.  Gjithmonë duhet edhe fati.

Me Skënderbeun na është mohuar një penallti e pastër. Nuk është e lehtë të marrësh një futbollist dhe të futet në fizionominë tënde. E do edhe ai kohën e vet, pasi Krasniqi e do topin pas shpine” – tha Martini./newsport/