Teuta luan nesër me Dinamon në orën 13:45. Sfida e javës së tretë për Superligën shqiptare zhvillohet në stadiumin e Egnatias në Rrogozhinë, teksa për trajnerin Martini cilësia e fushës ndikon në lojë. Në konferencën për shtyp, trajneri i durrsakëve ka treguar se ka probleme me Plakun, ndërsa edhe Ivanovic do mungojë sërish.
“Situata pas barazimit me Vllazninë – Jemi gati për të luajtur nesër me Dinamon, ekipi ka gjendje të mirë me përjashtim të Plakut që do vendosim nesër nëse do jetë në fushë. Ndeshja është e fortë, me dy skuadrat që kanë cilësi. Morëm një barazim me Shkodrën që ishte shumë i vuajtur dhe nesër jemi për fitore.
Shoh skuadrën time si favorite dhe nuk më intersojnë skuadrat e tjera, pavarësisht respektit. Përballja me Shkëmbin? Nuk ka asgjë speciale sepse të gjithë trajnerët ndërohen. Ndeshja e dytë kjo që Ivanovic nuk është pjesë e ekipit.
Shoh që janë shtatë ekipi që kanë cilësi dhe kanë hyrë për titull, do ketë rivalitet. Stadiumi – Pjesë e rëndësishme, sa më e rëndësishme fusha aq më mirë loja. Nuk kemi frikë nëse luajme brenda ose jashtë”, tha Martini./newsport/