Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEdi Martini: Më vjen keq. Kishim mundësitë tona, por 6 mungesa janë...

Edi Martini: Më vjen keq. Kishim mundësitë tona, por 6 mungesa janë shumë…

Trajneri i Vllaznisë Edi Martini foli për mediat pas humbjes minimale ndaj Flamurtarit. Kjo disfatë ul disi ritimin dhe euforinë te ekipi shkodranë: “Na ndikoi gjendja fizike.

6 mungesa janë shumë. Ndeshja e fundit me 10 vetë për 50 minuta. Kishim mundësi edhe ne të shënonim. Por ky është futbolli. Më vjen keq për mënyrën se si u paraqit loja. Barazimi do të ishte më i drejtë. Ne fundin e pjesë se parë kemi luajtur me 4-3-3. Determinate ishte freskia fizike.

Super traditë e Flamurtarit sot. E vlerësojë Flamurtarin maksimalisht. Në fund ata bënë gjithçka për të marrë 3 pikët, duke hedhur edhe topa në fushë. Megjithatë, i urojë suksese Vlorës. Nëse Flamurtari kishte lojtarë të freskët, bëri edhe zëvendësime, ne kishim 6 lojtarë mangët.

E vendos theksin te mungesat dhe freskia. Bismarku, Qato apo Drosi na bënin shumë punë. Ky është shkaku i humbjes. Edhe në këtë situatë mund të kishim barazuar, por ky është futbolli”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments