Eipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë ka arritur të kalojë pa shumë mundime në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja ndaj Elbasanit në fakt ka qenë e paralajmëruar për t’u luajtur nesër por me kërkesë të ekipit elbasan, është zhvilluar mesditën e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Skuadra që do ta fitonte këtë ndeshje do të kalonte në turin tjetër sepse kualifikimi ishte përcaktuar vetëm me një ndeshje.
Dhe këtë gjë e ka merituar Vllaznia që ka fituar 78-57. Basketbollistët shkodranë e kanë nisur ndeshjen në sulm që në sekondate para të ndeshjes dhe jo më kot, e kanë mbyllur periodën e parë në shifrat 20-11.Kjo epërsi është ruajtur edhe në tre periodat e tjera që kanë dhuruar këto rezultate: 15-14, 23-17 dhe 20-15 duke bërë kështu që i gjithë takimi të fitojë me 21 pikë diferencë nga Vllaznia. Ajo tashmë është në gjysmëfinale të Kupës dhe do tentojë fitoren e këtij trofeu në këtë sezon.
www.shkodrasport.com