Shumë interesant prononcimi i presidentit të FSHF-së Armando Duka në lidhje me një formacion të mundshëm të presidentëve të ekipeve të Superligës. Ai e ka vendosur presidentin e Vllaznisë, kryebashkiakun Lorenc Luka në rolin e mbrojtësit të djathtë. Kjo është thënë prej tij në një intervistë për televizionin Top Channel. Nuk e dimë pse ka bërë këtë zgjedhje presidenti Duka por në fakt, ajo e krahut e ka njëfarë lidhje.

Pikërisht me atë të forcës politike që ata përfaqësojnë. Disa presidentë që njihen si të majtë (Zeqo i Apolonisë, Bime i Luftëtarit dhe Gjika i Flamurtarit) janë vendosur në këtë formacion të improvizuar në linjën e majtë. Sa për vendosjen në mbrojtje të Lukës, mesa duket Duka ka patur parasysh faktin që kryebashkiaku i Shkodrës nuk ka qenë shumë aktiv në këtë detyrë që mban tek Vllaznia dhe më shumë ai ka qëndruar “në mbrojtje” të seriozitetit dhe dëshirës për të qenë në rregull me ligjet e rregullat sesa për të kërkuar me çdo kusht fitore dhe suksese. Ja formacioni që ka zgjedhur Duka: