Teuta është rikthyer ditën e sotme në fushë pas 2 ditësh pushim. Durrsakët pas barazimit pa gola 0-0, ndaj Partizanit kanë nisur stërvitje për sfidën kundër Laçit që do të luhet më datë 3 prill.

Para nisjes së seancës stërvitore, trajneri Martini ka mbajtur një fjalim përpara lojtarëve duke u kërkuar që në këtë moment të kampionatit rëndësi kanë pikët. Gjithashtu Martini i ka motivuar lojtarët duke i dhënë se nëse impenjohen pak më shumë, Teuta mund të arrijë gjëra të mëdha.

Postimi i Teutës:

Pas dy ditësh pushim të akorduar nga stafi teknik, Teuta iu rikthyer sot pasdite përgatitjeve në terren për ndeshjen e javës së 26 në Kategorinë Superiore ndaj Laçit. Atmosfera është e kënaqshme, dhe kundër kurbinasve synohen tri pikët me synimin për të kapur kreun.

Në prolog të stërvitjes, trajneri Martini u foli futbollistëve për paraqitjen me Partizanin, ku bregdetarët barazuan 0-0 duke u kujtuar se në këtë moment rëndësi kanë vetëm pikët.

Ai insistoi se Teuta ka një grup kompetitiv dhe me pak më tepër impenjim mund të arrin gjëra të mëdha në këtë fushatë.

Ekipi u stërvitur normalisht dhe i gjithë grupi është në gjëndje omptimale. Edhe sulmuesi Ildi Gruda, duket se ka hedhur pas krahve dëmtimin dhe do të jetë në dispozicion të stafit teknik pas rifillimit të kampionatit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

Mesfushori Ledio Beqja, nuk ishte pjesë e skuadrës, pasi ai është grumbulluar nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi për stazhin 10 ditor.

“Djemtë e Detit” do të rikthehen në fushë pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare ku do të përballem me Laçin në 3 prill në stadiumin “Niko Dovana”.