Trajneri Edi Martini, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht 2-1 ndaj Dinamos. Martini deklaroi se arbitri i VAR-it i kërkoi falje për golin e anuluar në fund, duke pranuar gabimin e bërë.
“Nuk e humbëm ndeshjen. Mendova se ishte offside, por takova arbitrin e VAR-it dhe më kërkoi falje. Nuk mund të ndodhë kjo. Ta shikosh në TV dhe të thotë më fal. Të vijë ky dënim nga VAR-i është e pafalshme.
Në pjesën e parë humbëm rastet e pastra për të shënuar. Në pjesën e dytë, kishim përsëri rastet tona, por mungon lojtari gol. Kjo vret! Gol i anuluar dhe arbitri të kërkojë falje, nuk e kuptoj këtë.
Mund të gabojnë arbitrat e fushës, por është e pafalshme që të gabojë VAR-i. Jam i bindur që 2024, do jetë më i suksesshëm dhe pretendojmë vendin e katërt”- eshte shprehur Martini.