Teuta u shpall kampione e Superligës pak ditë më parë. Durrsakët mposhtën Apoloninë në shtëpi dhe me golavarazh më të mirë fitoi titullin duke lënë pas Vllazninë. I ftuar në emisionin “Fair Play”, trajneri i Teutës, Edi Martini foli për ecurinë e skuadrës, ndërsa nuk kurseu as “thumbimbet” për Partizanin.

Merkato? “E mirë është që ata lojtarë që të afrohen të jenë edhe për sezonin tjetër. Jemi në bisedime me disa lojtarë. Po kërkojmë të rikthejmë Kallakun dhe besoj se do të rikthehet. Duan të afrojmë edhe lojtarë nga Kombëtarja, por për momentin jemi vetëm në fazë bisedimesh. Është e rëndësishme të kalojmë një tur të Championsit pasi janë shumë të ardhura për klubin”.

“Partizani nuk e ka merituar të fitoi titullin kampion. Nga dita e parë e deri në fund asnjë skuadër nuk më ka lënë asnjë ndeshje, por kemi derdhur gjakë për të fituar. Vllaznia ka qenë surpriza e këtij sezoni dhe i përgëzoj për këtë gjë. Në fundin e kampionatit ne ishim më pragmatist dhe shkoi haka te i zoti. Nëse do të ishim ne dhe Partizani e meritonim ne të fitonim titullin kampionatin.

Deklarata e presidentit të Teutës? “Nuk e di për këtë duhet pyetur presidentin, por ne e kemi merituar titullin edhe pse kemi pasur ulje-ngritje. Erdhëm nga një sezon I gjatë nga Kupat e Europës dhe nuk bëmë pushim pastaj erdhi edhe bojkoti. Ne jemi fitues të kampionatit dhe lojtarët e mi mund të kenë bërë vetëm një javë pushim dhe unë them që e kemi merituar plotësisht këtë titull”.

Titulli në Durrës pas 27 vitesh? “E vetmja që më ka ardhur keq ishte fotofinishi me Vllazninë. Çdo shkronan e kupton që unë jam profesionist dhe jap maksimumin ku do që jam. Dua të komplimentoj Vllazninë dhe Xhaferin për punën që kanë bërë këtë sezon. Është e vështirë të punosh te Vllaznia pasi për 7 vite ishte e minuar nga Bashkia e shyqyr që doli një çun shkodran dhe mori drejtimin e klubit”.

Mesazhet nga Shkodra? “Ne kemi pasur një kampionat të gjatë dhe me Vllazninë I kishim bilancet të barabarta. Asnjë nuk e priste që Vllaznia të ishte në këto nivele dhe kjo më bën të kuptoj që ishte një menaxhimi i mirë I skuadrës dhe çfarë ka bërë Bashkia këto 7 vite.

Një menaxhim i mirë I skuadrës së Vllaznisë nga Xhaferi bëri që skuadra të kishte këto ecuri. Falenderoj zotin që skuadra po i hiqet nga dora Voltana Ademit dhe ish kryetarit të kaluar. Me të gjithë kundërsharët kemi ecuri të barabartë, ndërsa jemi mposhtur vetëm njeherë nga Partizani.

Në ndeshjen ndaj Partizanit e humba besimin dhe mendoja se Partizani nuk do të gabonte më. Këtu e pashë veten që nuk kishim asgjë në dorë dhe thashë që ishalla na ndihmon zoti dhe zoti na ndihmoi. Kur ra Vllaznia jam mërzitur shumë dhe Partizani e shiti Vllazninë për Kamzën.

Në atë kohë nuk isha pjesë e Vllaznisë, por thjesht një ish lojtar dhe e kam ndjerë veten të poshtëruar pasi shumë lojtarë shkodranë kanë luajtur për Partizanin. Më bën përshtypje kur ankohet drejtori Rama për një penallti, nuk ka skanare, por duhet kthyer koka prap dhe janë bërë shumë gjëra që Partizani nuk duhet t’i bënte edhe këtë sezon e nuk e meritonin titullin”.