Teuta e nisi vitin me një humbje befasuese ndaj Kastriotit në transfertë me rezultatin 2-0..Për mikrofonat e “SuperSport”, tekniku i durrsakëve Martini bëri një analizë për sfidën e sotme.
“Janë ndeshje që duhet të ndahen njëra nga tjetra. megjithatë kjo sot krijuam raste në pjesën e parëq. Ata shënuan në të vetmet raste që patën.
Qarkulluam topin dhe i mbajtëm nën presion por ishim konfuz. U goditëm nga goli i dytë. Por ajo që më shqetëson është lufta e topit të dytë. E kërkuam ta bënim por nuk funksionoi ashtu siç duhet.”
“I ngjeshur është për të gjithë skuadrat, ne duhet të gjejme qetësin. Duhet të fitojme ndeshjet për me qetësuar nervat. Shpresoj të arrijmë maksimumin në ndeshjet e ardhme. Ne luajtëm me Plakun në krah, me një 4-2-3-1 të pastër.
Deri në momentin që shënuan golin patëm rastet tona. Është problem faza mbrojtëse sepse pësojmë shumë gola. Ky është një problem që duhet rregulluar. Ky është problemi më i madh i ekipit tonë.”
Pakënaqësia e Ivanoviç? Se di ku e patë, por ai më kërkoi ndërrimin. Ne nuk donim por ai kërkoi vetë.