Çiklistet shkodrane kane dominuar edhe ne garat e dites se dyte te kampionatit kombetar. Por nese dje ne garem e kronometrit individual i pari u shpall Flavio Venomi dhe i dyti Mateo Balaj, sot ne garen e rezistences ka ndodhur e kunderta.

Ka qene Mateo Balaj ai qe eshte treguar me i zgjuar dhe me i mire ne kilometrin e fundit dhe si rrjedhoje eshte shkeputur nga te gjithe te tjeret, duke e prere i pari finishin dhe duke u shpallur ne kete menyre kampion kombetar per vitin 2022 ne garen e rezistences.

I dyti e ka prere finishin shkodrani tjeter Flavio Venomi. Çiklisti i Vllaznise ka patur nje problem fizik ne fundin e gares dhe kjo e ka penalizuar disi megjithate vendi i dyte ne podium ka qene mese i merituar per te. Ne vend te trete eshte renditur serish i njejti çiklist si dhe dje Andrea Cepa.

Gara e sotme ka qene e gjate 102 km dhe ka treguar nje dominim te dy çiklisteve shkodrane te cilet konfirmohen edhe njehere tjeter si me te miret e ketij viti per kategorine juniore./SHKODRA-SPORT.COM/