Mbyllet në barazim pa gola 0-0, sfida mes Skëndërbeut dhe Dinamo, e vlefshme për javën e dytë. Korçarët kishin mbështetjen masive në këtë përballje nga tifozeria e tyre, por nuk arritën t’i dhuronin një 3 pikësh.

Të dy ekipet kishin raste të shumta për të shënuar por nuk u treguan të saktë para porte. Të besuarit e Nevil Dede dhe Migen Memellit dhanë maksimumin në fushën e lojës për të arritur një fitore për ekipin e tyre. Skënderbeu nuk njeh akoma fitore në këto dy javë të para pasi dhe në javën e parë u nda në barazim 1-1 ndaj Tërbunit.

Trajneri i Skenderbeut Memelli pas ndeshjes eshte shprehur: “Duke e parë nga çfarë u pa në fushën e lojës, ne luajtëm pak me frikë në 10 minutat e para nga presioni i fillimit të ndeshjes. Do vendosnin episodet pasi u krijuan shumë të tillë por nuk u arrit kjo gjë. Ato na sulmuan me topa të gjatë dhe na vunë në vështirësi. Jam i lumtur për këtë pikë.

Skuadra? Mund të jem i kënaqur pasi kemi bërë mirë dhe në Pukë. Sot mund të kishim 4 pikë apo dhe 6, kundërshtari ishtë i një niveli si ne pasi kanë investuar shumë në klub. Do i marrim ndeshjet 1 nga 1 dhe të shohim në vazhdim konsolidimet e ekipeve rivale.

Kontigjenti? Të konsoliduar nuk mund të them pasi këtë javë e shkuar doli më i mirë Beci dhe nuk ishte sot. Dhe mungesat e dy lojtarëve të tjerë ndikuan pak. Duke parë këto lëvizje që projektohen në formacion pasi 3 lojtarë nuk kanë mundësi të ishin kjo na penalizoj. Do duhet të konsolidohemi pasi u munduam shumë të zëvendësojmë mungesat. Do shikojmë në vazhdim për të bërë konsolidimin e duhur për në vazhdim”.

Nderkohe ai i Dinamos, Nevil Dede ka shtuar: “Duhet të bënim pak më mirë, të shfrytëzonim situatat që ndërtuam. Ky është futbolli jemi në javën e dytë dhe duhet që ekipi të njoh njëri tjetrin. Duhet të korigjojmë disa gjëra dhe të shohim ku gabuam. Na vunë në vështirësi me topa të gjata pas shpine, por për fat të mirë nuk na ndëshkuan.

Superiorja? Skëndërbeu është një skuadër e fortë ka element të mirë brenda, mund ta shohim si rival për Superiore dhe duhet parë deri në javën e 7 ose 8 se kush është rival për Superligë.

Rezultatet? Mund të bënim më mirë për këto 2 ndeshje, por është fillimi dhe të mendosh që barazuam në Korçë është pozitive, duket që është e lehtë në letër po i tillë është futbolli situata dhe një fraksion sekondi ndodh çdo gjë.

Erzeni? Të jemë i sinqertë arrita ta mbyll me sukses punën time ashtu siç e kishim planifikuar, jam i kënaqur për arritjen e tyre dhe është për t’u vlerësuar kjo që po bëjnë”.