Teuta udhëton në fundjavë në Shkodër, ku e pret një transfertë majft delikate me Vllazninë. Trajneri Edi Martini, në një intervistë për RTSH SPORT, ka folur pikërisht për këtë 90 minutësh.

Martini thekson se nuk do jetë në fushë ai rival që e mposhtën 1-0, por një skuadër më e fortë. Gjithashtu, tekniku zbulon edhe pikën e fortë të durrsakëve.

”Forca e grupit ka rëndësi. Vllaznisë i duhen pikët për kampionat. Do të jetë një lojë e fortë, e jo si këto të Kupës” – shprehet Martini.

Teuta renditet në vendin e pestë dhe synimi është Europa. Gjithccka do jetë e vështirë, pasi për të njëjtin objektiv luftojnë edhe shumë ekipe të tjera të Superiores./newsport/