Nuk kane fund hallet per Edi Martinin dhe skuadren e tij. Edhe sot ndaj Egnatia nuk ka arritur dot te fitoje, ndonese ka qene shume prane por ne fund gjithçka eshte mbyllur ne barazim 2-2 ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.
Teuta kaloi e para ne avantazh qe ne pjesen e pare me ane te Dacit dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e ndeshjes. Edhe ne te dyten deri pak para fundit nuk pati gol tjeter dhe kjo krijoi bindjen se durrsaket do ta fitonin ndeshjen.
Por nuk do te ndodhte keshtu. Ne minuten e 88-te Lemine do te barazonte per Egnatia, por ndeshja nuk do te mbyllej ketu. Teuta kembenguli fort per te shenuar golin e fitores dhe ne fakt ia doli te shenonte ne minuten e 96-te me ane te Karabecit me ane te nje 11-metershi.
Ketu u duk se do te mbyllej gjithçka por nuk do te ndodhte keshtu sepse ne minuten e 97-te do te ishte Musta qe do te barazonte serish rezultatin dhe ne kete menyre gjithçka mbyllet ne shifrat 2-2, me dy ekipet qe ndajne nga nje pike.
TEUTA 2-2 EGNATIA
18′ Daci, 90’+6′ Karabeci (P)/ 88′ Lemine, 90’+7′ Musta