Ish-sulmuesi i njohur shkodran, Edi Martini, mendon se Tiranën e ka dëmtuar euforia e tepruar që kishte në ndeshjen derbi kundër Partizanit. Në “Pressing” ai fajësoi pikërisht këtë besim të tepruar për humbjen në këtë takim.

“Tirana ishte e ngarkuar psikologjikisht, dukej e bindur dhe e sigurt se do të fitonte. Ndoshta nga mënyra se si ka luajtur, në këtë kampionat ka luajtur më mirë se Partizani. Partizani ishte më i qetë, e dinte çfarë kërkonte, i kënaqur edhe me barazimin.

Tirana para ndeshjes kishte besim shumë të madh në fitore. Kishte eufori të brendshme që do të fitonte. Skuadrat nuk kanë qenë asnjëherë në balancë në vitet e fundit, se Partizani ka qenë më lart. Kurse sot mendoj se është Tirana më lart si ekip. Partizani ishte më i qetë për të marrë atë që dëshironte.”, tha Martini. /vipsport/