Ekipi i Napolit pas suksesit në Brescia, ka filluar stërvitjen për tu përgatitur mbi ndeshjen në mesjavë të Champions League ndaj Genk. Lojtarët që u aktivizuan me Brescia iu nënshtruan stërvitjes së lehtë për të qetësuar muskujt e këmbëve.

Pjesa tjetër e lojtarëve u bë pjesë e stërvitjes taktike dhe pozicionimit në lojë. Nga zhvillimet e fundit në klubin e Napolit, duket se situata nuk është e mirë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Shkodrani u aktivizua në fund në ndeshjen ndaj Brescia pasi Napoli është duke vuajtur për lojtarë mbrojtës nga dëmtimet e shumta. Mirëpo edhe pse me mungesa dhe me lojtarë jo 100% në formë, tekniku Ançeloti dhe klubi i Napolit nuk e përfshijnë në skuadër Hysajn.

Nga një lojtarë titullar, në lojtar stoli, Hysaj është duke hasur ndoshta ditët më të vështira në karrierën e tij. Nga klubi bëhet e ditur se mbrojtësi do të jetë me grupin e skuadrës në Belgjikë por do të qëndroj në kamp për tu stërvitur i vetëm./newsport/