Edi Rama, kryeministri i vendit, mëngjesin e sotëm, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video nga Arena Kombëtare.

Legjenda e Vllaznisë, Roland Luçi, i ka komentuar me ironi, duke i thënë që përse stadiumi të mos ketë 2 ose 4 kulla, por ka vetëm 1 të tillë?

“Pse jo me dy apo me 4 kulla? Kishte pasur më tepër simetri për Tiranën simetrike. Po ashtu më shumë mundësi shopingu për polullin tiranas”, shkruan Luçi.

Ndërkohë, ende nuk dihet me saktësi se kur mund të përfundojnë punimet e këtij impianti modern, i cili është bërë enkas për kombëtaren shqiptare./newsport/