Edon Hasani dhe Silvio Zogaj pritet të rinovojnë kontratën me skuadrën e Kastriotit sërish. Kështu te ky ekip në sezonin e ardhshëm, që të dy do të kenë një rol kyç te krutanët.
Burime për “Shkodra Sport” bëjnë me dije se, si mesfushori, ashtu edhe sulmuesi anësor, do të luajnë për Kastriotin, edhe për të paktën një sezon tjetër. Të dy futbollistët në fjalë, kanë dalë në stërvitje me krutanët që prej ditës së hënë në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë.
Si Hasani, ashtu edhe Zogaj, do të jenë dy nga emrat më të rëndësishëm të ekipit krutan në projektin e ri, teksa që të dy nën drejtimin e trajnerit Emiliano Çela, do të kenë një rol shumë të rëndësishëm në ekip në mesfushë dhe në fazën sulmuese.
Kujtojmë se, sezonin e fundit, Hasani me Kastriotin zhvilloi 26-ndeshje, duke shënuar edhe tre gola, ndërsa Zogaj luajti 16-ndeshje, pa arritur të shënojë dot asnjë gol.
Maringlen ZHIVANI