Ka qenë shumë i pafat mesfushori shkodran Edon Hasani. Ai vendosi që të mbyllte këtë merkato bashkëpunimin me ekipin kryeqytetas për të vazhduar karrierën e tij në Turqi te skuadra e Ankara Kexhiorenguxhu në Ligën e Dytë.

Mirëpo, mesfushori ka marrë një lajm të rëndë duke qenë se ka dëmtuar ligamentin dhe iu desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale. Për fat të keq këto lloj dëmtimesh kërkojnë shumë kohë për t’u rikuperuar, më e pakta gjashtë muaj.

Kështu, Hasani ka humbur mundësinë për të debutuar në këtë vit kalendarik me skuadrën e re, ndërsa do të provojë të rikthehet në fushë nëse gjithçka shkon mirë në muajin mars.

Tashmë, Hasani është kthyer në Shqipëri, ndërsa ka nisur terapinë e rikuperimit. /VipSport/