Sampdoria është e interesuar për ish-lojtarin e Bajern Mynihut, Meritan Shabani. 21 vjeçari u transferua nga bavarezët tek Uolverhempton për 1.5 milionë euro.

Shabani ende nuk e ka bërë debutimin me skuadrën e Premier Ligës, pasi vuan nga një dëmtin dhe ende nuk është rikuperuar.

Sipas “Calciomercato.com”, Sampdoria po mendon të bëjë një ofertë në drejtim të Uolverhemtonit për Shabanin.

Meritan Shabani luan me kombëtaren e Gjermanisë U-20.