Një nga lojtarët më të mirë në fushë gjatë takimit të sotëm të luajtur në “Zeqir Ymeri”, ka qenë mesfushori i Vllaznisë, Edon Hasani. Ai ka luajtur sot për herë të parë si “ish” ndaj Kuëksit, ku ka kaluar tre vite mjaft të lumtura. futbollisti ka treguar për “SuperSport” se sot skuadra e tij mund të kishte dalë edhe me tri pikët nga një prej transfertave më të vështira për klubin.

Ai preferoi të evitonte polemikat rreth largimit të tij nga kampionët para fundit të sezonti të kaluar, duke i falënderuar edhe për respektin që i kishin treguar duke i dërguar edhe një prej medaljeve të titullit.

Për rezultatin e ndeshjes ndaj Kukësit

“Shpresoj që të jetë tamam një pikë kthese për ne. Erdhi ndeshja siç e kishim përgatitur dhe që në fillim ishim të kënaqur me barazim se Kukësi është transfertë e vështirë, ndër më të vështirat në Superiore. Por duke parë si rrodhi ndeshja, ku ishim 2-0 për ne, shihej në fytyrat e të gjithë lojtarëve trishtim pas sfidës. Gjithsesi, shpresoj të na bëjë të fitojmë një besim që na ka munguar gjatë këtyre ndeshjeve”.

Për ndryshimin nën drejtimin e Gjokës

“Kemi 10 ditë me stafin e ri dhe kjo u tregua në fushën e lojës se jemi mirë edhe fizikisht. Unë do të jap maksimumin si gjithmonë, jam shkodran, ndoshta e ndjeva pak më shumë se isha në Kukës më parë”.

Për mungesën në festën e titullit në vitin e kaluar

“Në fakt shefi i klubit i Kukësit ma ka dërguar medaljen dhe e kam në shtëpi, unë kam kaluar tre vite shumë të mira të sukseshme te Kukësi. Më erdhi keq që nuk takova Gjicin por kështu e ka futbolli”.

Për mungesën e tifozëve në stadium

“Nuk diskutohet që ai popull në Shkodër jeton me futbollin por duke qenë një shkodran, me një humbje nuk na bëhet të dalim nga shtëpia. Tifozët na flasin në rrugë na kritikojnë, përgjegjësia është më e madhe për ne”.