Pas fitores së madhe që Tirana, ka bërë kundër Flamurtarit (1-0), Edon Hasani ka folur për mikrofonin e “Supersport”. Ai është shpallur dhe lojtari i ndeshjes.

Hasani ka thënë: “Në fakt duke luajtur pas sulmuesit, kam pasur shumë raste të shënoj. Në kohën që u fut Ngoo, unë shkova pas tij dhe shënova. Ai më krijoi shumë hapësira, si në Laç.

Edhe para ndeshjes po shihja, fitoren e Kamzës. U motivova shumë sespe kështu ka ardhur kjo punë. Nuk ka rëndësi kush shënon, por fitorja.

Në fakt tek njëri rast, isha ofdside. Unë mundohem të bëjë më të mirën, por ka raste që dhe fati s’të ndihmon.

Të jemi realist kemi nëvojë për merkato, në çfarë do lloji pozicioni. Në këtë pozitë që jemi tani, kemi nevojë për merkato, padiskutim.

Duhe të jemi një, si presidencë, si tifoza të gjithë bashkë. Tifozat duhet të na kuptojnë. Unë mendoj që duhet të jemi një. Të gjithjë duhet të bashkohemi për të mirën e Tiranës. Askush se do ekipin në këtë gjëndje.