Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEdon Hasani: Tani edhe po të më lutet Edi Rama, nuk dal...

Edon Hasani: Tani edhe po të më lutet Edi Rama, nuk dal jashtë

Të  shumta kanë qenë sfidat e futbollistëve, në këto ditë të vështira izolimi për shkak të Koronavirusit. Më e reja është… sfida e qerosit.

Ka qenë mesfushori i Tiranës, Edon Hasani protagonist i radhës i kësaj sfidë. Shkodrani ka postuar në “Instastory”, një foto nga ballkoni i shtëpisë, i qethur, tullac, ndërkohë që ka nominuar disa prej miqve të tij, ku spikasin emrat e Bekim Balajt, Rubin Hebajt dhe Arlind Kalasë.

Edoni nuk u mjaftua me kaq, teksa foton e shoqëroi me një batutë epike: “Tani edhe të më lutet Edi Rama për të dal jashtë, nuk dal”, shkruan futbollisti shkodran me shaka. Pritet me mjaft kuriozitet të shikohet nëse sfidës së Hasanit do t’i përgjigjen edhe miqtë e nominuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments