Dita e sotme eshte e veçante per futbollistin shkodran Antonio Marku. Ai feston 28 vjetorin e lindjes dhe ndonese kjo ditelindje vjen ne nje kohe aspak te pershtatshme, serish ai do ta festoje me njerezit e tij te dashur.

I rritur tek Akademia Vllaznia, ai ne Superlige ka debutuar me ekipin e Dinamos, me pas ka luajtur per pak kohe tek Laçi, para se te rikthehej tek Vllaznia ku duhet thene se ka momentet me te rendesishme te karrieres se tij.

Ka provuar te luaje per pak kohe edhe tek Kukesi, nderkohe qe ne sezonin e fundit ka kaluar ne Kosove, aty ku e nisi me Drenicen nderkohe qe tani eshte pjese e Vellaznimit te Gjakoves.

Nje futbollist ndoshta jo nga ata qe konsiderohen talente, por eshte i veçante per karakterin, grinte dhe menyren si e dashuron kete loje teksa jep gjithnje maksimumin e tij sa here qe i kerkohet nga ana e stafit teknik.

Gazeta “Shkodra Sport” i uron Antonio Markut edhe 100 vite te tjera te lumtura Antonio Markut dhe nje karriere sa me te suksesshme ne vijim!
www.shkodrasport.com