Briken Calja u shpall kampion në peshën deri në 73 kg si dhe sportisti më i mirë i aktivitetit në kampionatin e 70 të peshëngritjes. Aktiviteti u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku u shoqëruar me ndryshime të të gjitha kategorive të peshave trupore të garuesve.

Përveç kampionit të Evropës, në këtë kampionat morën pjesë edhe Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj. Calja e mbylli garimin e tij në dygarësh me 325 kg të ngritura.

Ai në shkëputje ngriti 148 kg, ndërsa në shtytje 177kg, ndërkohë që më pas iu nënshtrua edhe kontrolleve antidoping. Përpara evenimentit kampioni në fuqi i Evropës mori edhe një çmim mirënjohjeje për rezultatet e larta.

Kurse Daniel Godelli garoi në peshën deri në 81 kg, dhe Erkand Qerimaj në fund vendosi që të mos marrë pjesë në kampionat.

Peshengritesi shkodran qe tashme perfaqeson Tiranen, kesisoj nuk ka arritur te shpallet kampion i ketij viti megjithate pretendimet e tij jane per sukses ne garat nderkombetare.

Theodhor Masllavica , presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes tha se ky kampionat ishte një test në prag të evropianit dhe botërorit.

Në fund të evenimentit u dhanë edhe kupat për ekipet dhe peshëngritësit fitues nga cdo kategori. Peshëngritësja më e mirë u shpall veterania Shqipona Brahja 44 vjeçe, ndërkohë triumfuan edhe Romaro Avdiraj në 61 kg dhe Edison Nelo në 67 kg.